Çifti i njohur turk, përpara pak ditësh pësuan një aksident me motor teksa ishin nisur për disa ditë pushimi në malet Kaz. Ata njihen për pasionin e tyre për udhëtimet, të cilat mund të themi se janë tepër të shpeshta. Por, këtë herë udhëtimi i tyre nuk ishte aspak i këndshëm. Fatmirësisht, aksidenti nuk pati pasoja fatale.
Ata kanë treguar se janë shumë mirë dhe se nuk kanë asnjë “pasojë” nga aksidenti. Gjithashtu çifti ka thënë se herë tjetër do të tregohen më të kujdesshëm dhe se kjo që ndodhi i ka bërë ata pak më të “përgjegjshëm” përsa i përket këtyre aventurave.