Burcu Biricik që i është rikthyer ekranit me telenovelën “8 Ditë”, dhe i ka sfiduar të gjithë me deklaratën që ka bërë. Ajo ka thënë që është paraqitur para spektatorëve në rolin e aktores kryesore në seriale fenomenale si: “Flakë Pasioni” dhe “Çështje Nderi”, të cilat janë transmetuar në Kanal D. Aktorja tani po shfaqet në ekranet e ATV-së në “8 Ditë”.
Me keto eksperienca dhe zgjedhje që ka bërë në karrierë, Burcu thekson se nuk pranon role në qoftë se ato nuk janë të prera posaçërisht për të nga regjisorët.
Aktorja e cila po luan në një serial të mbushur me skena aksioni së bashku me dy aktorë të tjerë, Bugra Gulsoy dhe Musa Uzunlar , ka thënë se disa njerëz mund të mendojnë që meqë eshte bionde mund t’i përshtaten role për biondet.
“Unë nuk jam një lodër për fëmijë (kukull)” – ka thënë aktorja.