Pelin Oztekin ka lindur në Izmir të Turqisë. Ajo është vajza e aktorit turk, Rasim Oztekin.
Pelin përfundoi shkollën fillore dhe gjimnazin në Fenerbahce të Stambollit. Studimet e larta, i vazhdoi për art dhe teatër. Gjithashtu është vendosur edhe në Francë për të pasuruar njohuritë e saj. Eksperiencën e pare si aktore e pati në vitin 2005 me serialin “Hayat bilgisi”. Projektet që pasuan ishin “Bir demet tiyatro”,”Sinif”, “Neseli hayat” etj.
Në vitin 2012 ajo u bë pjesë e emisionit “Benzemez kimse sana” apo versioni turk i “Your face sounds familiar”, prodhim i Endemol Turkey. Pelin ishte një personazh i njohur dhe pjesëmarrja e saj në këtë emision e beri edhe më interesante. Oztekin ka ndryshuar shumë sa i përket paraqitjes, që prej vitit 2014 kur ajo bëri një ndërhyrje kirurgjikale.
Nga 153 kg, Pelin humbi pas 1 viti 75kg, duke mbërritur në format që ajo ka sot.
Rreth jetes private, me 2 shkurt 2016 ajo u fejua me aktorin Kivanc Baran Arslan, por u nda prej tij 5 muaj më vonë.
Tani ajo është në një marredhenie dhe vitin e ardhshem Pelin Oztekin, apo Zeynep tek seriali “Flakë pasioni”, do të martohet me partnerin e saj Berk Uguz.