Ozan Guven dhe Mehmet Gunsur janë dy ndër personazhet më të komentuara në serialin e suksesshëm që ndiqni në Tring, “FI”. Sigurisht, si dy nga personazhet kryesore, për Ozan dhe Mehmet nuk shuhet kurrë kurioziteti. Ozan luan rolin e Xhan Manaj, ndërsa Mehmet rolin e Deniz. Teksa i shohim në serial, natyrshëm na krijohet përshtypja se Ozan mund të jetë disa vite më i madh se Mehmet.
Por, nuk është aspak kështu. Në fakt, është krejt e kundërta. Mehmeti, ose ndryshe Denizi, është më i madh se Ozan, pavarësisht se nuk i tregon fare vitet që mban mbi shpatull. Në realitet diferenca e moshës së tyre është vetëm 1 vit, Mehmet 43 vjeç ndërsa Ozan 42 vjeç. Çuditërisht, në serial duket një diferencë goxha më e madhe në moshë, ndoshta kjo edhe për shkak të natyrës së roleve që luajnë.