Aktorja e njohur turke të cilën e shihni në rolin e Duru, në serialin më të ri në Tring “FI”, ka zbuluar së fundmi se inspirimi ka ardhur pikërisht prej saj. Duke qenë se Serenay është shumë e talentuar edhe në balet, roli i parë i krijuar në këtë serial ka qenë pikërisht ai i Durusë, balerinës për të cilën luftojnë Xhan dhe Deniz. Serenay ka treguar gjithashtu se si hap pas hapi u konfirmua grupi i aktorëve të serialit i cili hapat e parë të krijimit i ka hedhur bashkë me të.
“Mendoj se unë kam qenë personazhi i parë që kanë krijuar. Unë isha me pushime dhe më thanë se do të ishte diçka e përkryer nëse do të luaja rolin e Ozgesë. Të gjithë shihnim Mehmetin dhe ai i përshtatej plotësisht Denizit. Më pas morëm Mehmetin në telefon dhe e bindëm të vinte. Sa për Xhanin, s’mund t’ia merrte kush tjetër këtë personazh. Bisedë pas bisede, gjithçka filloi të merrte formë. Në një serial televiziv ke mjaft mundësi për të shpjeguar atë që do. Ne të gjithë jemi në kërkim të përsosurisë. Ne vëzhgojmë dhe përpiqemi të xhirojmë skenën më të mirë. Pra, ne mundohemi të shfaqim anën tonë më të mirë dhe t’i japim publikut më të mirën nga vetja,” ka thënë aktorja.