Dy të rinjtë janë përfolur së fundmi për një krizë në marrëdhënien e tyre. Fillimisht ka qenë aktorja e serialit “FI”, Serenay Sarikaya, ajo e cila është përpjekur të hedhë poshtë aludimet për një ndarje të mundshme. Mirëpo, sipas “syrit vëzhgues” të fansave dhe paparacëve, gjërat mes çiftit nuk duket të jenë si më parë.
Edhe pse çdo ditë e më tepër njerëzit gjejnë detaje të cilat provojnë këtë ndarje momentale mes tyre, nga ana tjetër çifti vazhdojnë të mundohen t’i bindin të gjithë se lidhja e tyre është në rrugën e duhur. Ka qenë Kerem ai i cili ka folur së fundmi. Ai ka komentuar “Idiotësira”, teksa ka postuar një lajm ku thuhej se është kontrata paramartesore ajo që ka shkaktuar krizën mes tyre.