Serenay Sarikaya është një ndër personazhet kryesore në serialin më të ri që po ndiqni çdo të enjte në Jolly HD. “FI” është një thriller psikologjik, ku Serenay luan rolin e një balerine. Por, pavarësisht fizikut të saj thuajse perfekt dhe aftësive të saj si balerinë, edhe Serenayt i është dashur të bëjë disa ndryshime në përditshmërinë e saj, për të qenë sa më perfekte në serial. Aktorja po ndjek një program detox-i për të ruajtur në këtë mënyrë lëkurën e pastër dhe të pastrojë trupin nga toksinat.
Jo vetëm prej faktit që luan rolin e një balerine, por edhe për shkak të profesionit të saj si aktore, Serenay dëshiron që të duket përherë perfekte përpara kamerave. Për këtë arsye, ajo ka ndryshuar totalisht mënyrën e të ushqyerit, duke shmangur çdo gjë që mund të ndikojë qoftë në peshën trupore apo në dëmtimin e lëkurës së saj. Burime pranë aktores kanë thënë se programi i detox-it e ka ndihmuar atë jo vetëm të ketë një lëkurë plot shkëlqim, por mbi të gjitha të krijojë një stil jetese tepër të shëndetshëm.