Aktorja e njohur e serialit “Fi”, Serenay Sarikaya dhe i dashuri i saj Kerem Bursin kanë kaluar një periudhë mbushur me angazhime, aq sipas medieve turke, çiftit i është dashur të takohen shumë rrallë. Serenay ka qenë duke punuar mbi një ‘musical’ ndërsa Kerem u zhvendos për pak kohë në SHBA. Kjo bëri që dy të dashuruarit të ishin larg njëri-tjetrit. Megjithatë, distanca nuk ka ndikuar aspak në marrëdhënien e tyre.
Sapo Kerem është kthyer, ata janë nisur menjëherë në një udhëtim për të rikuperuar kohën e humbur. Kamboxhia dhe Vietnami është destinacioni i tyre. Më parë, Serenay dhe Kerem kanë vizituar më parë Meksikën dhe SHBA-në.