Ozan Guven flet pa dorashka: Unë jam ndryshe, nuk jam si ‘heronjtë’ e tjerë!

FI

Ozan Guven është një ndër aktorët kryesorë në serialin e ri që trasmetohet në Tring, “FI”. Së fundmi, në një intervistë të tij, Ozan ka treguar disa detaje rreth personazhit të tij. Deri diku, detaje të ndërlidhura edhe me jetën e tij përtej karakterit që luan në serial. “Heronjtë e serialeve të tjera televizive shkojnë të rrahin personazhin e keq dhe kthehen nëpër zyrat e tyre,” e ka nisur intervistën Ozan.

d818c7b1 ae8f 443c 972f 135f003805a7

“Unë jam ndryshe.Dal në rrugë dhe parapëlqej të rrihem,të më godasin, sepse e meritoj.Ka kaluar një fëmijëri të vështirë.Ka arsyet e veta.Njerëzit gabojnë kur janë të rinj,por Xhani mund ta merrte veten. Mendoj se Xhan Manaji është viktimë e fatit.Emër i rremë, identitet i rremë,e shkuara është e sajuar,edhe diplomat i ka false.Kur Xhan Manaji vuri re guximin e Durusë, kuptoi se sa i dobët ishte ai në të vërtetë.Ndodh që vjen dikush në jetën tuaj,dikush që s’e njihni dhe ju thotë diçka që ju ndryshon botëkuptimin për jetën. Dy-tri gjëra kanë rëndësi në jetë. Një prej tyre është dashuria. Xhan Manaji është mendjemadh dhe egoist, por mendoj se këto dy karakteristika e kanë ngritur Xhan Manajin në piedestal.

Personazhi që luaj më ka munduar vetëm për faktin që është i padëshirueshëm dhe të tjerët s’e duan. Mendoj se Xhan Manaji s’kërkon shumë nga kjo botë. E vetmja gjë që ai e dëshiron dhe e kërkon me gjithë shpirt është që ta duan. Do që ta dashurojë Duruja,askush tjetër në botë. E vetmja gjë që ka rëndësi për të është Duruja, pjesa tjetër s’i intereson.

Xhan Manaji të emocionon kur e luan rolin e tij,gjithashtu është tepër emocionues për publikun. Ai jeton në dy realitete.Ka karakter të dyfishtë. Publikut i pëlqen Xhan Manaji,gjithashtu edhe mua më pëlqen dhe më argëton ky personazh.”