Mehmet Gunsur flet për rolin e tij në ‘Fi’- ja çfarë mendon ai për këtë serial

FI

denizfi0

“Fi” është seriali më i ri i cili nga nisur në ekranin e Tring. Një sukses i jashtëzakonshëm në Turqi, Fi vjen si një serial i pazakontë, ndryshe nga ato që kemi ndjekur më parë. Mehmet Gunsur interpreton në këtë serial si Deniz, i dashuri i Duru. Në një intervistë të tij, aktori na tregon se për të ky serial ishte një eksperiencë e veçantë.

denizfi0

«Jemi disi larg personazheve dhe tematikave, si për shembull, vajza dhe djali i dashuruar apo lufta mes së mirës dhe së keqes. Nuk trajton çështje që tashmë janë bërë klishe në Turqi, por ka një tematikë tjetër. Mund të themi se është pak filozofik.» – shprehet ai.

 

denizfi0

I pyetur në lidhje me Deniz, rolin e tij në këtë serial, Mehmet tregon se e priti me entuziazëm ftesën për të qenë pjesë e këtij kastii, por nga ana tjetër ishte edhe një sfidë për të.

«Jemi futur në botën e brendshme të çdo personazhi dhe, pak a shumë, të gjitha personazhet janë antagoniste. Nuk kemi një personazh të mire dhe një të keq. Të gjitha personazhet ia nisin nga një pike dhe pësojnë ndryshime gjatë rrugës. Deniz është një djalë më parime, i dashuruar pas muzikës por ngjarjet që ndodhin e tjetërsojnë atë, aq sa ai do të zhgënjehet aq shumë sa të humbasë kontrollin.» – tregon Mehmet.

denizfi0

Serialin “Fi” mund ta ndiqni çdo të enjtë në orën 21:00 në Jolly HD.

 

denizfi0