Ja e vërteta e lidhjes së dashurisë së Duru nga «Fi»

FI

serinsnsns.jpg

Serenay Sarikaya është një ndër aktoret më të suksesshme në Turqi. Së fundmi, ajo është bërë e njohur për shkak të rolit të saj si Duru në serialin “Fi”, të cilin e ndiqni nga çdo të enjte në Jolly HD.

Aktorja ka disa vite e lidhur me Kerem Bursin, një emër po aq i njohur në kinematografinë turke. Ata u njohën së bashku në 2011, por në 2016 çifti vendosi të takonte familjen e njëri-tjetrit. Në atë kohë u shprehen se ishin shumë të rinj për martesë, dhe ende sot nuk janë të martuar.
Zërat që qarkulluan para disa ditësh në internet shprehnin se dy të rinjtë ishin drejt ndarjes por në fakt duket se asgjë e tillë nuk ka qenë e vërtëtë. Serenay dhe Kerem vazhdojnë të lumtur së bashku!

serenay-sari-115717UF.jpg