Ozan Guven, një ndër aktorët kryesorë të serialit “FI”, të cilin e ndiqni çdo të enjte në Tring, në realitet është shumë ndryshe nga karakteri që ai luan. Nëse në serial e kemi parë të jetë tejet serioz, në realitet mund të themi me bindje se është krejt e kundërta.
Këtë, na e vërteton postimi i tij më i fundit në rrjete sociale. Aktori ka dashur të provojë maskat në kushte shtëpiake, diçka që shumë prej nesh mund ta bëjë shpesh.
Por, ideja e tij e “maskave bio” është krejt ndryshe nga ç’mendoni ju. Ozan ka postuar foton ku shfaqet me qese të mbështjellë në fytyrë dhe thjesht një karrotë të ngjitur në të. Epo, me një maskë të tillë, efekti do dojë shumë kohë të vihet re apo jo? Gjithsesi, ky postim ka marrë mjaft komente ku të gjithë fansat e kanë vazhduar akoma më me humor këtë situatë.