Një nga lajmet më të bujshme të kësaj periudhe të Turqi është padyshim ndarja e një nga çifteve më të famshëm, Asli Enver dhe Murat Boz.
Ishte Boz ai që u akuzua i pari se kishte tradhëtuar aktoren e njohur të “Dielli i dimrit”. Pas këtyre lajmeve aktorja u largua nga shtëpia ku jetonte me këngëtarin.
Mesa duket shtypi turk nuk i ndahet kësaj çështje dhe kërkon me patjetër të zbulojë ç’po ndodh mes çiftit. Kështu, gazetat turke hedhin një tjetër hipotezë. Sipas tyre, Asli Enver u nda me Murat Boz pasi kishte nisur një lidhje me aktorin e famshëm Ozcan Deniz me të cilin ka interpretuar në serialin “Nusja e Stambollit”.
Aktorja e cila nuk ka dhënë asnjë deklaratë të drejtëpërdrejtë më të gjithë këtë çështje, nuk ka hezituar të komentojë në rrjetet sociale në një nga gazetat turke.
“Mjaft më” – shkruan ajo, duke lënë të nënkuptojë që ajo që nuk shkruhet nuk është aspak e vërtetë.
Se si do të shkojë lidhja midis Asli dhe Murat, kjo mbetet për tu parë me kalimin e kohës!