Ndahet çifti i mirënjohur turk, e pabesueshme ajo që ka ndodhur

Dielli i dimrit

ituriyuti

Protagonistja e serialit “Dielli i dimrit”, aktorja e njohur Asli Enver është ndarë nga i dashuri i saj, këngëtari i njohur turk Murat Boz.
Prej dy ditësh mediat turke kanë në qendër të tyrë këtë lajm. Por çfarë ka ndodhur mes dy aktorëve?

3d7d553e19fc87012961c9c0b0d47b47

Murat Boz ka qenë i ftuar në një festë private të mikut të tij dhe rreh orës 4 të mëngjesit janë parë të dalin nga e njëjta shtëpi edhe dy motra të cilat janë bërë të njohura në Turqi për shkak të programit “Stili im” . Fotografitë dhe gjendja e pirë ka sjellë menjëherë dyshimet e një tradhëtie të mundshme nga ana e këngëtarit.

murat boz 10

Murat Boz është shprehur menjëherë se asgjë nga ato që thuhen nuk është e vërtet. “Në lidhje me atë që po flitet se unë kam tradhëtuar Aslin, më lini të them se asgjë nuk është e vërtetë. Unë thjesht u gjendja në një festë me disa njerëz që nuk i njihja” – ka shkruar këngëtari në rrjete sociale.

s 7ec95d2c4aa3c28dff5ca0ff28aecfdd37247946

Nga ana tjetër, Asli Enver nuk ka dhënë asnjë deklaratë megjithatë ka ikur nga shtëpia e aktorit duke na bërë të mendojmë se ajo beson këtë tradhëti. Mediat turke kanë postuar edhe një foto ku tregohet të gjitha thirrjet dhe mesazhet e dërguara nga Murat por përsëri aktorja nuk ka reaguar. Me sa duket lajmi i ndarjes është mëse i vërtetë.