Një nga çiftet më të famshëm në Turqi është padyshim këngëtari Murat Boz dhe aktorja e njohur për rolin e saj nga “Dielli i dimrit” Asli Enver. Çifti është ndarë javën e kaluar dhe është përfolur gjatë në media se shkaku është tradhëtia nga ana e këngëtarit, edhe pse ky i fundit e mohon plotësisht.
E vërtetë apo jo, fakti është fakt: Asli është larguar nga shtëpia dhe mund të themi se me këtë veprim të saj konfirmojmë se ajo beson se tradhëtia ka ndodhur.
Murat Boz, i njohur ndryshe si Justin Timberlake i Turqisë, ka dhënë një koncert të madh ku kanë qenë pjesëmarrës rreth 10.000 fansa të tij.
Gazetarët kanë pritur mbarimin e koncertit për t’i drejtuar disa pyetje këngëtarit ku nuk mund të mungonin ato për Asli Enver.
“Mos e pyesni Aslin, mos e intervistoni atë, mos e shqetësoni” – ka qenë gjithçka që këngëtari i mirënjohur ka thënë.