Sukru Ozyildiz është bërë i njohur për të gjithë publikun shqiptar për shkak të rolit të rij protagonist në serialin “Dielli i dimrit”. Megjithatë, ai është vazhdimisht në fokus të mediave pasi marrëdhënia e aktorit me të dashurën e tij, Rabyan mbetet ende e paqartë. Edhe pse deri para disa kohësh përbënte lajm qëndrimi i ftohtë i aktorit ndaj fjalës martesë duket se nëna e tij i ka marr përsipër vetë detyrat e kësaj natyre. Sezen Asku, nëna e aktorit por gjithashtu këngëtare shumë e njohur në Turqi, ka thënë se do të shkojë të kërkojë dorën e Rabyas te familja e saj, ashtu siç e do zakoni i vendit të saj, Izmirit. Pasi të përfundojnë xhirimet e serialit me të cilin Sukru po merret, nëna e tij Sezen do të hidhet në aksion për ta bërë Rayan pjesë të familjes. Thuhet se Rabya gjithashtu e konsideron si vjehrrën e saj mamanë e Sukrut ndaj mund të themi se marrëdhëniet midis tyre janë të ngushta.
Sezen Asku, nëna e Sukru Ozyildiz
Gjithashtu, shihni në këtë galeri disa foto të së dashurës së aktorit, Rabya dhe do të kuptoni pse ai dhe nëna e tij e duan kaq shumë këtë vajzë!