Ndërkohë që prisnim martesën e aktorit Sukru Ozyildiz, yllit të serialit “Dielli i dimrit” me të fejuaren e tij Rabia Yaman, vjen një lajm krejt i papritur. Çifti është ndarë. Të fejuar para pak javësh, pas 2 vitesh historie së bashku, këtë javë është komunikuar nga mediat roze se aktori dhe konsulentja e imazhit i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Sipas mediave turke Rabia është ndjerë shumë inferiore përballë famës së të fejuarit të saj dhe nuk e ka përballuar dot këtë lënie pas dore. Ndaj i kanë hequr unazat e fejesës nga dora vetëm pak kohë pasi kishin konfirmuar lidhjen e tyre. Na vjen keq në fakt sepse ishin një çift shumë simpatik por kaq zgjati.