Ajo është aktorja e vogël e cila ka bërë për vete të gjithë fansat e serialit “Dhoma 309”. Një vogëlushe e talentuar, e cila premton të kthehet në yllin e ardhshëm të kinematografisë. Ömrüm Nur Çamçakalli ka lindur në Stamboll në vitin 2010.
Është vetëm 7 vjeç dhe sapo ka mbaruar kopshtin, por kjo nuk e ka penguar për të patur një rol në serialin më të ndjekur turk. Aktorja e vogël ka filluar gjithashtu të dalë nëpër disa revista si modele. Një vajzë kaq e ëmbël, premton shumë për të ardhmen apo jo?
Ajo gjithashtu, është një fëmijë mjaft i dashur, e këtë e tregon postimi i saj në Instagram. Bukuroshja ka falenderuar aktorët të cilët luajnë rolin e prindërve të saj në serial.
“Ju më keni mbështetur dhe jeni përkushtuar ndaj meje njësoj si prindërit e mij të vërtetë, përgjatë gjithë këtij viti. Ju dua shumë. Mezi pres t’iu takoj sërish.”