Çifti i njohur Demet Ozdemir dhe Oğuzhan Özyakup u ndanë në Gusht të këtij viti, për tu bashkuar sërisht në Shtator por mesa duket dyshja është përsëri në një krizë. Kapiteni i Beshiktashit ka vendosur të qëndrojë larg aktores së “Dhoma 309” deri në përfundim të sezonit futbollistik.
“Kjo marrëdhënie nuk po i bën aspak mirë. Kur nuk është i lidhur, ai gjen veten. Ndaj, ka premtuar se nuk do të ketë asnjë lidhje dashurie deri në fund të sezonit” – ka thënë një nga miqtë e aktorit.
Këto deklarata janë vërtet të çuditshme pas lajmeve se Demet dhe Oguzhan do të festonin së bashku Vitin e Ri në një nga vendet më të bukura në Zvicër. (Lexo këtu: I dashuri i Demet Ozdemir, një princ i vërtetë romantik – Ja se çfarë ka bërë)