Këto ditë lajmi për një ndarje të mundshme të çiftit ka pushtuar mediat turke. Shkak për këto aludime, u bë fakti se ata kanë hequr njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.Çifti e kanë bërë lidhjen e tyre publike përpara 4 muajsh dhe madje janë prezantuar me familjet e njëri-tjetrit. Pritej që në 2019-tën, ata të bënin fejesë.
Së fundmi, ata kishin filluar të bashkëjetonin por vetëm këto ditë ka rënë në sy fakti që Demet dhe Seçkin nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në asnjë rrjet social dhe postimet prej tyre si çift mungojnë. Nuk ka ende asnjë përgjigje nga ana e tyre për këto thashetheme, gjithsesi veprimi i tyre sipas fansave tregon që çifti me shumë mundësi është duke kaluar një krizë në marrëdhënie.