I dashuri i Demet Ozdemir, një princ i vërtetë romantik – Ja se çfarë ka bërë

Dhoma 309

dfngrieohtr

Ylli i skuadrës së Beshiktashit, Oguzhan Ozyakup, doli një princ romantik. Për arsye se ëndrra e të dashurës së tij ishte të shkonte në Zvicër, futbollisti ka rezervuar një hotel në qytetin Murren. Thuhet se cifti do ta kalojë atje vitin e ri.

5111313

Çifti që e ka mbajtur larg syve të medieve dashurinë e tyre, është shfaqur për herë të parë para objektivave të kamerave gjatë kësaj vere në Bodrum. Ndërkohë që këtë verë ishte duke bërë një tur në detin Egje mbi bordin e jahtit të tij luksoz, futbollisti ka përgatitur pushime të veçanta për të dashurën e tij për festat e fundvitit. Kur mori vesh se e dashura e tij kishte dëshirë të shkonte në Zvicër, futbollisti i famshëm filloi përgatitjet për programin e vitit të ri.

cover

Pushimet janë programuar për javën e fundit të dhjetorit dhe së bashku me çiftin do të jenë edhe miqtë e tyre më të afërt. Një natë në Hotelin Jungfrau, ku Demet dhe Oguzhan do të kalojë natën e ndërrimit të viteve, kushton mesatarisht 1000 lira turke.
Plani për pushimet e vitit të ri i futbollistit doli nga postimi që e dashura bukuroshe e futbollistit, Demet Ozdemir, bëri në Instagram. Aktorja ka postuar foton e hotelit me komentin: “Dua të tele-transportohem këtu”, të ndjekur edhe nga një zemër. Futbollisti ka komentuar me shaka nën postimin e të dashurës së tij: “Pa merak, Demet. Ozguhani do të të tele-transportojë aty.”

dtgfgdf

Qyteti Murren është vendi ku shkojnë personalitete të shoqërisë së lartë. Hoteli Jungfrau është vendi më i famshëm për ata që e kanë pasion të bëjnë ski, si dhe për ciftet duan të kalojnë kohë së bashku larg syve të medieve.