Cihan Ercan ka lindur më 25 maj 1984 në Ankara të Turqisë. Ai ka studiuar për 4 vjet në Universitetin e Vendlindjes për teater. Perveç aktrimit, Cihan ka qenë i fokusuar shumë edhe në sport. Për disa kohë u mor me handball dhe me skermë. Nuk vijoi gjatë me aktivitete të tilla, pasi mori vendimin që të fokusohej tek aktrimi, degë për të cilën kishte studiuar e që me sa duket i shkonte edhe më shumë.
Karrierën si aktor e nisi në vitin 2006 me “Ata fëmijë”. Më së shumti Cihan ka qenë i prirur për komedi dhe me to u bë shumë i njohur. Kulmin e tij e pati me “Leyla dhe Mecnun”, një serial i vitit 2011. Një rol që veçojmë është edhe ai i Xhemalit tek filmi Deliha i vitit 2014, ku protagonistë ishin Baris Arduc dhe Gupse Ozay.
Ndër komeditë e tij më të fundit përmendim “Përrallat”, “Vëllai i humbur” apo “Probleme të mëdha” të cilët kanë qenë vërtet të ndjekur e të vlerësuar.
Ndërsa seriali i fundit që ka marrë pjesë është “Dhoma 309” ku e shohim në rolin e Erolit.