Demet Ozdemir, aktorja e njohur e “Dhoma 309” ka njoftuar ndjekësit e saj në instagram për premierën e serialit të ri ku interpreton “Erkenci Kus”.
Në këtë projekt, Demet interpreton në krah të aktorit Can Yaman. Seriali do të jetë një komedi romantike mE në qendër historinë e dashurisë së Sanem dhe Can.
Në postimin e saj në instagram, Ozdemir shkruan: “Jam shumë entuziaste për sot, kemi punuar shumë dhe po aq jemi argëtuar. Ka qenë një grup aktorësh i mrekullueshëm dhe një ekip i suksesshëm pas kamerave. Ndihem shumë me fat, shpresoj që të kënaqeni sonte në mbrëmje”