Aktorja e njohur e “Dhoma 309”, Demet Ozdemir ka qenë shpesh kryefjalë e medieve në Turqi për shkak të historive të saj të dashurisë. Qofshin të vërteta apo jo, emri i saj është lakuar shpesh dhe kjo gjë aktores nuk i pëlqen aspak.
“Nuk dua të mbahem mënd për të tilla histori, por për punën time. Jam duke punuar fort edhe ndoshta në nëntor do të vijë me një projekt të ri.”
Pas ndarjes nga futbollisti Oguzhan Ozyakup, Demet u përfol se ishte në një lidhje me aktorin protagonist të “Dhoma 309”, Furkan Palali por një lajm i tillë nuk rezultoi i vërtetë.