Demet Ozdemir: Jam një femër e vështirë!

Dhoma 309

demet prgj
Aktorja e serialit “Dhoma 309” ka rrëfyer së fundmi në një intervistë, disa detaje rreth jetës së saj. Ajo ka mahnitur të gjithë me aftësinë e saj në kërcim, gjë të cilën e pati shumë të thjeshtë për ta realizuar me vetëm disa mësime private. Por, ajo çka i ka interesuar më tepër publikut, ka qenë fakti se si është aktorja në jetën e saj private, jashtë fokusit të kamerave. Demet e ka përkufizuar veten si një “femër të vështirë”.

ozdemir

Kjo, pasi karakteri i saj i fortë dhe të qënit gjithmonë e drejtë, e bën të vështirë të përshtatet me të gjithë, pasi personat të cilët duan t’i afrohen shpesh herë stepen. Demet ka treguar gjithashtu se nuk e ka aspak problem të ngrejë zërin e saj, sa herë shikon të bëhet një padrejtësi, apo të jap mendimin e saj, pa u ndikuar nga rrethanat apo personat e tjerë. Të gjitha këto cilësi, aktorja thotë se i ka trashëguar nga mamaja e saj, të cilën e konsideron si personin më të fortë që ajo njeh.