Demet Ozdemir është një ndër aktoret më të suksesshme të momentit. Nga një personazh në një tjetër, duket se bukuroshja 26 vjeçare nuk di të ndalet.
“Është e vështirë të kalosh nga një personazh tek tjetri” – ka pohuar aktorja.
Gjithashtu, ajo ka rrëfyer se është lidhur shumë pas personazhit të Lales tek “Dhoma 309”.
“Xhirimet zgjatën përreth dy vite dhe shpesh i gjeja reagimet e Lales si personazh, tek unë si Demet. Pra, sillesha si Lale pa ditur të bëja diferencën nga vetja. Kjo nuk është gjithnjë diçka e mirë. Më duket të kujtoj si jam unë në të vërtetë” – ka thënë Demet.
“Përpiqem të kaloj sa më shumë kohë me miqtë dhe familjen, si dhe të merrem me sport” – shtoi ajo.
E pyetur se cili është qëllimi i saj, Ozdemir është shprehur se pasi të përfundojë projektin me të cilin po merret aktualisht, do të largohet jashtë Turqie për të marrë trajnime të mëtejshme.