Ditën e djeshme të gjitha mediat turke kanë publikuar disa foto të aktores, ku sipas tyre tregohej ndryshimi në fytyrën e saj.Aktorja e serialit “Dhoma 309”, supozohet të ketë bërë ngushtim të nofullës, duke rregulluar kështu formën katrore të fytyrës së saj. Sipas mediave, portreti i saj tashmë ësht më i imët dhe nofulla duket shumë më e hollë se më parë. Demet nuk na ngurruar të kthejë një përgjigje të gjithë fansave për këtë çështje.
Ajo ka publikuar një story në Instagram, ku ka shkruajtur: “Nuk kam menduar ndonjëherë se kam proporcione aestetike në fytyrën time. E di çfarë është procedura e ngushtimit të nofullës, por nuk kam menduar se kam patur nevojë për diçka të tillë. Përsa i përket lajmeve që qarkulluan sot, ju siguroj se nuk e njoh aspak Dr.Alp Aslan, i cili supozohet se më ka bërë ndërhyrjen në nofull. Nuk e njoh dhe nuk kam bërë kurrë diçka të tillë.”