Demet Ozdemir ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e asnjë projekti, të paktën deri në Shtator të këtij viti. Gjithashtu ajo ka shtuar se, nëse bëhet fjalë për një rol të mirë, do të ishte e gatshme të qethej edhe tullace për hir të një filmi.
Asaj i janë propozuar disa projekte, por deri tani asnjëri prej tyre nuk ka qenë mjaftueshëm interesant për aktoren. Roli të cilin ajo nuk do të refuzonte të luante, madje edhe nëse e bënte vazhdimisht si personazh, është roli i një vrasëseje seriale. Një rol mjaft i fortë për një vajzë kaq të ëmbël apo jo?