U përfolën se janë në një lidhje dashurie dhe kjo rezultoi e vërtetë. Edhe pse në fillim u përpoqën ta mohonin, Lale nga “Dhoma 309” dhe Pamir nga “Dashuri me qira” kanë nisur së bashku një histori dashurie. Ata janë fotografuar në një qendër tregtare ku janë parë dorë për dore.
Demet Ozdemir ka filluar xhirimet e serialit “Erkenci kus” ndërsa puna për Seckin Ozdemir do të nisë në shtator.
Çifti dukej shumë i qeshur dhe i lumtur në krahët e njëri-tjetrit!