Aktorja e njohur e serialit “Dhoma 309” si kurrë më parë, është vënë në qendër të vëmendjes mediatike, për shkak të operacioneve plastike. Në fakt, kjo është hera e parë që aktorja përflitet për diçka të tillë, pasi gjithmonë fansat e kanë vlerësuar bukurinë e saj si natyre. Mirëpo, sipas revistës “EnnMagazin” aktorja nuk qënka dhe aq natyrale.
Revista ka publikuar disa foto në Instagram, ku ka treguar se Demet ka bërë operacion nofullën. Në foto vihet re ndryshimi, pasi në fotot e viteve të mëparshme, nofulla e saj dukej më e gjerë. Ndërsa tani, aktorja ka një nofull të hollë, gati perfekte.
Aktorja më përpara është shprehur se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje, por sipas revistës, duket qartë që ajo nuk e ka më konstruktin “katror” në fytyrën e saj. Gjithsesi, nëse aktorja nuk ka kryer një ndërhyrje, atëherë ka zbuluar këndin e duhur për të bërë foto apo trukun perfekt të grimit për t’u shfaqur me një profil të tillë.