Demet dhe Seçkin Ozdemir fotografohen nga paparacët dhe duken më të mërzitur se kurrë më parë!

Dhoma 309

sweckin
Çifti i njohur nuk kanë arritur t’i shpëtojnë aparatëve të paparacëve. Demet dhe Seçkin kishin dalë për të shijuar një darkë së bashku, por sigurisht vendi ishte i rrethuar nga paparacët. Ndonëse kjo është diçka mëse normale për personat e njohur, ajo çka ka rënë në sy faktikisht është pamja e tyre tek këto foto.

demet 1

Si Demet, ashtu edhe Seçkin nuk duken aspak entuziastë që janë bashkë, për të mos thënë që duken mjaft të mërzitur. Ata kanë nxituar të marrin një taksi për t’u larguar nga vendi ku ishin dhe për t’iu drejtuar shtëpisë. Tashmë përveç fotove të paparacëve që po qarkullojnë kudo, të gjithë kanë filluar të pyesin: Çfarë mund të ketë ndodhur vallë me çiftin?