E ftuar të martën mbrëma në një nga programet më të njohur në Turqi, aktorja e “Dhoma 309” ka rrëfyer më shumë mbi familjen e saj.
“Unë erdha si një surprizë sepse familja ime mendonte se ishte në pritje të një djali. Madje, ata më kishin gjetur edhe emër, do të më quanin Mehmet.” – ka rrëfyer aktorja.
Ajo gjithashtu përmendi se kurrë nuk e kishte treguar këtë fakt deri më tani. Duhet të themi se tashmë familja e aktores duhet të jetë shumë e lumtur që kanë mes tyre një vajzë kaq të talentuar sa Demet.