Viti 2018 ka nisur mbarë për aktoren Elcin Sangu. Defne e “Dashuri me qira” është vlerësuar si “Aktorja më e mirë ndërkombëtare” në Festivalin Ndërkombëtar Arab në Dubai. Flokëkuqja e shumë kërkuar do të udhëtoje drejt Dubait më 11 Janar për të marrë çmimin e saj.
Ky lajm ka gëzuar fansat e Elcin në të gjithë botën por kryesisht ata arab të cilët do të kenë mundësi ta takojnë nga afër aktoren e tyre të preferuar. Suksesi i serialit “Dashuri me Qira” apo “Kohë për lumturi” sollën që fama e Sangu të kalonte kufinjtë e Turqisë duke i sjellë aktores çmime të rëndësishme si ai në Festivalin e Dubait.
Projektet më të pëlqyera nga 32 vjeçarja janë ato në krah të Baris Arduc.