“Kohë për lumturi” është filmi i cili solli në ekran për herë të dytë Elcin Sangu dhe Baris Arduc. Pas serialit “Dashuri me Qira”, dy aktorët na u shfaqën përsëri si një çift dhe ky ishte një lajm që gëzoi fansat në të gjithë botën.
Së fundmi, pas trailer-it të filmit (shiheni këtu), është publikuar edhe posteri. Kanë qenë edhe vet aktorët, ata që e kanë publikuar këtë imazh në rrjetet e tyre sociale.
Elcin interpreton në rolin e Adës, një skulptore e apasionuar pas punës së saj. Ndërsa, Baris Arduc ka rolin e Mert, djali me një jetë përfekte. Një tjetër personazh i rëndësishëm i këtij filmi është Tarik, i interpretuar nga Cengiz Bozkurt.
Më 10 Nentor, filmi pritet të shfaqet në kinematë në Stamboll.
Lexo gjithashtu: Omer dhe Defne më të dashuruar se kurrë, ashtu siç do të donin fansat – Foto/Video