Xhelozia e Gupse Ozay ndryshoi skenarin e episodit të fundit të “Dashuri me Qira”

Dashuri me qira

698

Mbrëmjen e djeshme është transmetuar në ekranin e 3Plus episodi i fundit i “Dashuri me Qira”, një nga serialet më të ndjekur në vend. Megjithatë, ajo që fansat e këtij seriali nuk dinë është se skenari i episodit të fundit nuk ishte ashtu siç u dha. Ka qenë Gupse Ozay, e dashura e aktorit kryesor Baris Arduc, i cili luan rolin e Omer, ajo që ka ndërhyrë në skenar.

147521

E gjitha kjo ka ndodhur për shkak të xhelozisë së saj. “Mos parashikoni skena intime dhe puthje” – ka qenë kërkesa e Gupses. Duke qenë mike me skenaristin e serialit, ajo arriti të reduktonte çdo skenë “të tepërt” midis të dashurit të saj dhe aktores Elcin Sangu.

gupse ozay dan kiralik ask senaryosuna kiskanclik 2007429

Gjithashtu, sipas gazetave turke raportohet se shumë shpesh Ozay qendronte në sheshin e xhirimit duke sjellë edhe shqetësime për të tjerët me prezencën e saj.

gupse ozay bmkapak 702x400

Megjithatë, nuk mund ta mohojmë se edhe episodi i cili u vendos si i fundit i serialit “Dashuri me Qira” ishte vërtet i bukur!

200120172229360531266 2