Është mbajtur ditën e djeshme premiera e filmit “Kohë për lumturi” ku interpretojnë Baris Arduc dhe Elcin Sangu. Në mbrëmjen gala janë ftuar miq dhe artistë të ndryshëm të cilët kanë mbështetur protagonistët e këtij filmi.
Nuk mund të mungonte në këtë event edhe Gupse Ozay, aktorja e “Deliha” dhe njëkohësisht e dashura e Arduc. Edhe pse ka pasur shumë zëra për një marrëdhenie dashurie mes dy aktorëve, të dy i kanë mohuar ato.
Gazetarët nuk mund të mos pyesnin Gupsen se çfarë mendonte në lidhje me këto komente.
“Unë dhe Baris jemi shumë lidhur me njëri-tjetrin. Mendoj që është normale që fansave t’i duket se ka diçka më shumë. Kjo do të thotë se aktorët kanë interpretuar shumë mirë.”
Aktoja tha gjithashtu se ishte me xhirimet e “Deliha 2” dhe ishte shkëputur vetëm për të qenë e pranishme në premierën e filmit të të dashurit të saj. Sapo, ceremonia të përfundonte, ajo do t’i kthehej punës.