Nëse përmendim aktorin Baris Arduc, emri i tij do ju lidhet menjëherë me rolin si Omer nga “Dashuri me Qira”. Një rol që i dha Baris-it profesionin si dizenjues këpucësh, megjithatë duket se roli i tij në film është bërë realitet në jetën reale. Një kompani e njohur këpucësh në Turqi, ka kërkuar që Arduc të jetë imazh i saj por nuk mbaron këtu. Ata gjithashtu i kanë propozuar aktorit të jetë dizenjues dhe të lancojë një koleksion në emër të tij.
Sipas gecce.com, aktorit të njohur i janë ofruar plot 850 mijë lira turke për këtë projekt.
“Edhe pse nuk është profesioni im, jam shumë i nderuar dhe entuziast për këtë projekt” – ka thënë aktori.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vet Baris nëpërmjet një postimi të tij në instagram.