Elcin Sangu u bë e njohur për publikun shqiptar në rolin e Defnes në “Dashuri me Qira” të cilin e ndiqni nga e hëna në të premtë në 14:30 në Jolly HD. Birkan Sokullu ka interpretuar në një tjetër serial po aq të ndjekur në Tring të titulluar “Flakë pasioni”. Tashmë dy aktorët tanë të preferuar janë kolegë në një projekt të përbashkët.
Edhe ky sezon i ri që pritet të nisë do t’i gjejë Elcin Sangu dhe Birkan Sokullu, dy aktorët e njohur, në rolin e tyre si vampir. “Yasamayanlar” pritet të transmetohet në Turqi më 6 shtator. Ky serial ka bashkuar një sërë aktorësh të njohur ndër të cilët përmendim Selma Ergec, Kerem Bursin etj.