Kjo periudhë në showbizin turk ka qenë e mbushur me ndarje. Fillimisht, aktorja e njohur e “Dashuri e pafund”, Hazal Filiz Kucukkose firmosi dokumentat e divorcit duke i dhënë fund martesës së saj 4 vjeçare me Tuan Tunalin. (Lexo më shumë këtu). Më pas, ishte ndarja e Asli Enver nga Murat Boz ajo që tronditi të gjithë fansat. Ky ishte një lajm i papritur në një kohë që të gjithë prisnin finalizimin e dashurisë së dy aktorëve me një martesë.
Megjithatë ky nuk ishte rasti i vetëm! Edhe për Baris Arduc dhe Gupse Ozay pritej një martesë por çifti është ndarë! Të paktën kështu është shkruar sot në të gjithë portalet në Turqi.
Thuhet se Baris ka shkuar në Tajlandë për leksione kickbox-i dhe për një muaj është larg Stambollit. Ndërkohë, Gupse, e cila nuk është e angazhuar në asnjë projekt në këtë periudhë, nuk ka shkuar ta vizitojë aktorin. Madje, shkruhet se çifti ka humbur komunikimin mes tyre.