Një ofertë e majme për Baris Arduc

Dashuri me qira

barara

Baris Arduc është një nga aktorët më të pëlqyer në Turqi por edhe më gjërë. Aktori u bë i njohur për publikun shqiptar si Omer në serialin “Dashuri me Qira.” Për më shumë mbi jetën e aktorit mund të lexoni këtu.
Gjithashtu, kombësia e Baris është gjysmë shqiptare e gjysmë turke. Madje, ndër shumë gjuhë që ai zotëron, ndër të tjera është edhe gjuha shqipe.

Karriera e Baris është gjithnjë në rritje. Javët e fundit, aktori ka marrë një ofertë të majmë për një projekt të ri. Mediat turke shkruajnë se atij i janë ofruar 80 mijë lira turke në muaj vetëm për të qenë protagonist i një seriali të ri. Kjo është një shumë e konsiderueshme krahasuar me ofertat e tjera të cilat variojnë rreth 30 mijë lira turke.

Ne i urojmë Baris shumë suksese dhe shpresojmë ta shohim përsëri në ekranet tona, apo jo?