Ai njihet si Koraj nga “Dashuri me Qira” dhe padiskutim është një nga aktorët më komikë të serialeve në Tring.
Aktori ka mbushur 34 vjeç. Në një foto që ai ka ndarë me fansat e tij, Onur Büyüktopçu shkruan:
“Çfarë mund t’ju them për moshën time të re? Shpresoj të jeni gjithmonë në paqe! Jini vetvetja, mos e harroni këtë, mbushni jetën tuaj me momente sa më të bukura. Dashurohuni, besoni, imagjinoni, mbani gjithmonë pranë vetes njerëz sa më të dashur për ju!”
Ndërkohë, nëse kërkojmë pak mbi aktorin në internet, atëherë do të vëmë re se ditëlidja e tij është në datën 24. Nuk e dimë ende nëse kjo ishte një festë e parakoheshme nga Onur.
Në këtë festë ishin mbledhur disa nga aktorët kryesorë të serialit “Dashuri me Qira” të cilët nuk harruan të përshëndesnin fansat e tyre duke kënduar këngën e serialit. Shihni videon këtu!