Para disa kohës, çifit i njohur Baris Arduc dhe Gupse Ozay kërkonin ndihmën e fansave. Macja e tyre kishte humbur dhe ata ishim shumë të shqetësuar por mesa duket jo të gjithë mund ta kuptojnë se çdo të thotë të bashkëjetosh me një kafshë shtëpiake. Ata kthehen në persona shumë të dashur.
Edhe pas kaq muajsh, Gupse vazhdon të kërkojnë macen e saj por ka qenë një fansë ajo që ka reaguar shumë keq ndaj postimeve të aktores.
“Për shumë muaj ke që e kërkon, një mace nuk është një fëmijë. Nuk mund ta kuptosh nëse nuk ke fëmijë. Macet do të ikin ndërsa ti po e ekzagjeron” – ka qenë komenti i ndjekëses e cila duket shumë e revoltuar.
Megjithatë ky koment ka prekur edhe vet Gupsen e cila ka shpërndarë komentin e ndjekëses duke shkruar “Këta njerëz do të bëhen me fëmijë dhe ata fëmijë do t’i torturojnë kafshët. Ju lutem ndërgjegjësohuni”. Ka qenë ky mesazhi që aktorja ka dhënë duke theksuar këtu se duhet t’i duam dhe t’i mbrojmë kafshët!