Filmi “Kohë për lumturi” në të cilin interpreton Baris Arduc dhe Elcin Sangu është dhënë dje për herë të parë në Turqi. Në qendër të këtij filmi është historia e Mert dhe Adës.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë emra të njohur, miq të protagonistëve dhe artistë të tjerë.
Nuk mund të mungonin edhe disa nga aktorët e serialit “Dashuri me Qira” si Onur Büyüktopçu, Nergis Kumbasar etj.
Gjithashtu, e pranishme ishte edhe e dashura e Baris Arduc, Gupse Ozay e cila nuk mund t’i shpëtonte vemendjen së gazetareve. Aktorja u shfaq me një look të ri dhe plot buzëqëshje.