Baris Arduç dhe Hupse Ozay, u përfolën për një ndarje të mundshme. Ata janë një tjetër çift të cilët ndërkohë që fansat prisnin të kurorëzonin dashurinë e tyre në martesë, vendosën t’i jepnin fund lidhjes. Të paktën kështu u shkrua për një periudhë disa ditorë nëpër mediat turke.
Por, faktikisht “largimi” i përkohshëm i tyre nuk ka patur të bëjë me ndarjen. Baris Arduç iu desh të udhëtonte për në Tajlandë për të marrë disa leksione kickboxi, ndërsa Gupse Ozay duhej të qëndronte në Stamboll. Tashmë që Baris u rikthyer, teksa është pyetur rreth ndarjes, e ka mohuar duke thënë se nuk ka asnjë ndarje. Ata vazhdojnë të jenë bashkë.