Gupse Ozay është një aktoret më të mira të filmave komedi në Turqi. Projekti i shkruar nga vet ajo “Deliha” njohu sukses të padiskutueshëm, ndaj aktorja do të sjellë në ekran vazhimin e tij, “Deliha 2”. Në filmin e parë, në krah të Ozay interpretonte edhe Baris Arduc, ose siç të gjithë e njohin Omeri nga “Dashuri me Qira”. Që pas xhirimit të këtij filmi, dy aktorët u dashuruan dhe sot janë ende bashkë. Por çfarë po ndodh me “Deliha 2”?
Ndoshta, të gjithë e dini se Baris Arduc nuk do të shfaqet kësaj here, por me siguri nuk e dini se cili do të jetë aktori i ri në këtë film.
Aventura e Delihas kësaj here do të jetë me aktorin Aksel Bonfil, i cili interpreton në rolin e shefit të një restoranti. Më parë, Bonfil ka marrë pjesë në projektet si Adi Mutluluk (2015) dhe Çok Güzel Hareketler Bunlar (2008). Ai është i njohur jo vetëm si aktor, por edhe si regjisor dhe skenarist.