Intervista e Baris Arduc: Gjithmonë kam dashur të jem në krah të Elcin Sangu

Dashuri me qira

kiralikask

Baris Arduc, aktori i njohur i “Dashuri me Qira” sapo ka përfunduar xhirimet e filmit “Kohë për lumturi” i cili pritet të shfaqet së shpejti në kinematë në Turqi. Në një intervistë për një nga revistat më të njohura, ai na ka treguar më shumë për rolin e tij në film dhe marrëdhënien me Elcin.

baris arduc 021608QT

A e dinit se do të ishit kaq i famshëm pas rolit të Omer në “Dashuri me Qira”?

Kisha interpretuar edhe më parë në seriale por “Dashuri me Qira” ishte një nga zgjedhjet e duhura. Në atë kohë më ishin propozuar 3 projekte por më tërhoqi më shumë roli i një dizenjuesi këpucësh, ndaj zgjodha pikërisht këtë projekt. Unë ecja si zakonisht drejt shtëpisë time në Cihangir, me kufje duke dëgjuar muzikë, kur kuptova se në fakt tashmë njerëzit më njihnin dhe isha i famshëm.

baris arduc 021655TK

Personazhi i Mert që keni interpretuar në “Kohë për lumturi” ka qenë i planikuar që kur xhiroje “Dashuri me Qira” apo jo?

Po, është pikërisht kështu. Gjithmonë kemi folur me Elcin Sangu dhe regjisorin tonë për të bërë një film së bashku ndërkohë që xhironin “Dashuri me Qira”. Më pas e gjetëm atë histori dhe Bugra Gulsoy shkroi skenarin. Gjithmonë më ka pëlqyer të interpretoj në krah të Elcin, apo siç ju e njihni, Defne.

baris arduc 021655LG

Si është Mert në krahasim me Omer?

Në fakt janë dy personazhe të ndryshëm. Omer ishte më i rezervuar, përqëndrohej shumë tek puna e tij ndërsa Mert është më social, i pëlqen të jetë i rrethuar nga shumë njerëz, ka shumë energji si personazh. Mert i pëlqen gjithashtu të flirtojë me shumë vajza, pra ndryshon shumë nga Omer.

baris arduc 021629JA

baris arduc 021654QN