Gjithçka që nuk dini për Neriman nga “Dashuri me Qira”

Dashuri me qira

nergis

Për të gjithë ajo njihet si Neriman nga seriali “Dashuri me Qira”. Aktorja Nergis Kumbasar ka lindur më 25 maj 1963 në Ankara. Babai i saj ishte kardiolog dhe për shkak të profesionit të tij, Nergis u nis drejt SHBA-së në fëmijëri. Më pas, rikthehet në vendlindje ku nëna e saj e angazhon në botën e modelingut. Nergis i ndërpreu studimet për ekonomi për t’ju përkushtuar tërësht studimeve për modele në Stamboll. Kjo sipas aktores ishte një nga pendesat e saj më të mëdha. Në këtë periudhë Nergis nisi të shfaqej në ekran si imazh në reklama të ndryshme. Në vitin 1985 nisi karriera e saj si aktore duke u bërë pjesë e serialeve dhe filmave.

fft99 mf7168425
Në vitin 1989 ajo u martua me aktorin Mehmet Ali Erbil dhe pas 6 vitesh sollën në jetë vajzën e tyre Yasim. Çifit u divorcua një vit më vonë. Në vijim Nergis ju përkushtua karrierës si aktore duke marrë pjesë në produksione të ndryshme si “Capkin”, “Papatyam”, “Aceri cadi” dhe ndër më të veçantët “Dashuri me Qira” ku ajo interpreton në rolin e Neriman.