Një nga personazhet më gazmorë të “Dashuri e pafund” ka qenë padyshim Onur Buyuktopcu, i njohur për rolin e tij si Koraj. Të gjithë janë argëtuar tek shihnin atë t’i fuste disi në kurth personazhet e tjerë apo t’i bëntë ndonjë lojë të pakëndshme. Në një intervistë të tij, aktori ka treguar shumë mbi personazhet e këtij seriali!
I pyetur se cili është personazhi që vishet më keq, ai ka thënë Salih Bademçi sepse vesh këmisha me kuadrata, i ka kaluar moda atyre këmishave. Prandaj them që Salihu vishet keq. Salih Bademçi interpretonte në rolin e Sinan.
Gjithashtu, Koraj është pyetur nëse mendon se Baris, i njohur si Omer, do të martohet së shpejti. “Nuk e di nëse do të martohen apo jo. Kur t’i vijë momenti, besoj se po.” – ka thënë ai.
Në lidhje me personazhin që ka fituar më shumë zemrat e publikut, Onur ka zgjedhur Baris Arduc.
“Turqia e pëlqen shumë Baris. Ai është një yll në Turqi. Ka fituar zemrat e të gjithëve. Është shumë zemër mirë. Baris ëshë po i njëjti që nga dita e parë që e kam njohur. Gjithashtu mendoj se ai do të jetë bashkëshort dhe baba shumë i mirë. Shpresoj të jetë i lumtur.” – është shprehur aktori për mikun e tij.