Është mbajtur mbrëmë në Turqi “Türkiye Gençlik Ödülleri” ose Çmimet e të rinjve të Turqi. Votimi për këtë konkurs bëhët online dhe fituesit zgjidhen nga publiku. Kanë qenë rreth 300 kandidatë të cilën bënin pjesë në 39 kategori të ndryshme. Ju tregojmë më shumë për fituesit e këtij viti, disa prej të cilëve janë aktorët tanë të preferuar.
Çmimi “Filmi më i mirë në kinema” është zgjedhur “Kohë për lumturi” me protagonistë Elcin Sangu dhe Baris Arduc. Të dy këta aktorë kanë rrëmbyer dy çmime, përkatësisht “Aktorja më e mirë” dhe “Aktori më i mirë”.
Baris dhe Elcin janë prezantuar për publikun shqiptar si Omer dhe Defne nga “Dashuri me qira”, një serial i transmetuar në platformën Tring.