Baris Arduc është një nga aktorët më të pëlqyer në Turqi. Me rolin e tij si Omer nga “Dashuri me Qira”, ai fitoi zemrën e mijëra fansave. Ata janë kudo ku aktori është. Kësaj herë, ata janë grumbulluar pranë një qendër tregtareje ku Baris kishte shkuar për të bërë shopping.
Në fakt, aktori nuk është dukur fare i bezdisur nga ata madje ka shpenzuar kohë me të gjithë. Sipas gecce.com, aktori 29 vjeçar ka bërë foto me të gjithë të pranishmit duke i dhuruar secilit nga fansat e tij disa çaste gëzimi.
Kjo sjellje kaq dashamirëse e aktorit u komentuar nga i gjithë shtypi turk. Jo gjithmonë të famshmit sillen me kaq dashuri ndaj fansave të tyre!